Aktuale
Energjia e Ripërtëritshme në Qendër: Kryetari i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë viziton kompaninë Muqa Solar
Kryetari i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, Bajram Fusha, vizitoi kompaninë Muqa Solar, ku u prit nga pronari, Xhevat Muqa. Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e energjisë së ripërtëritshme për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Kosovës, si dhe sfidat dhe mundësitë e biznesit lokal.
“Si liderë në këtë sektor, mbetemi të përkushtuar për të avancuar projektet inovative dhe për të kontribuar në një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisnim z. Bajram Fusha në një takim kaq konstruktiv, ku diskutuam perspektivat e energjisë së ripërtëritshme në vend,” tha pas takimit Xhevat Muqa.
Ndërsa kryetari i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, Bajram Fusha, theksoi rëndësinë e biznesit vendor dhe kontributin e tij në zhvillimin ekonomik.
“Është krenari të shohim përkushtimin dhe suksesin e bizneseve vendore. Mirë se erdhe, Muqa Solar!” tha Fusha.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM