Aktuale
Ymeri nga LDK paralajmëron: Shtrenjtimi i energjisë do të godasë qytetarët
Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se në rast të shtrenjtimit të energjisë, do të goditen qytetarët derisa bën thirrje për masa të menjëhershme. Ajo theksoi se do të ketë pasoja zingjirore në ekonomi dhe do të ndikoj direkt në çmimet e produkteve bazë, veçanërisht në rastet kur rriten në një kohë të njëjtë çmimet e energjisë dhe të naftës.
“Nëse bizneseve u rritet kotoja, ata do ta rrisin çmimin e produkteve finale. Qytetarët do të paguajnë dy herë, një në faturën e shtëpisë dhe një tjetër në market. Kështu rritet pasiguria ekonomike në familje, duke ulur konsumin e përgjithshëm gjë që e dëmton ekonominë”, ka theksuar Ymeri.
Ajo shtoi se duhet të organizohet import në baza vjetore pasi tani ndërtimi I kapaciteteve të reja energjetike për këtë vit është tashmë i vonuar. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM