Aktuale
CubyLink vendos Kosovën në hartën evropiane të inovacionit me AI
CubyLink po shfaqet si një nga historitë më të suksesshme të eksporteve digjitale nga Kosova, duke sjellë inovacion përmes inteligjencës artificiale në tregun evropian. Me një qasje moderne dhe vizion të qartë për të ardhmen, kompania po zhvillon zgjidhje teknologjike të avancuara që rrisin efikasitetin dhe automatizimin, veçanërisht në sektorin energjetik.
E themeluar mbi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekspertizën profesionale, CubyLink operon nga Gjermania dhe Prishtina, duke ndërtuar ura të forta mes tregut vendor dhe atij evropian. Kompania fokusohet në krijimin e softuerëve unikë dhe implementimin e modeleve të reja që përshpejtojnë transformimin digjital të industrive të ndryshme.
Përmes ekipeve të reja dhe projekteve që janë në rritje të vazhdueshme, CubyLink po konsolidon pozicionin e saj si një furnizues i rëndësishëm i shërbimeve të inteligjencës artificiale në Evropë, duke dëshmuar se inovacioni nga Kosova mund të ketë ndikim global.
Në një deklaratë për Ekolajmi, pronari i CubyLink, Bashkim Malushaj, thekson kompania ka arritur të kombinojë përvojën e projekteve të realizuara me fokus të plotë në inteligjencën artificiale.
“Kemi kombinuar ekspertizën në projektet e realizuara deri më tani dhe jemi fokusuar fuqishëm tek inteligjenca artificiale. Kjo është e ardhmja dhe ne kemi vizion të qartë për të.
Jemi në hap me avancimet më të fundit teknologjike dhe me idetë tona kemi arritur të bëhemi partner i Microsoft, duke qenë një hap përpara konkurrencës në tregun evropian”, thekson Malushaj.
Ky zhvillim konfirmon potencialin e kompanive kosovare për të konkurruar në nivele të larta ndërkombëtare, duke e pozicionuar Kosovën si një qendër në rritje për inovacion dhe teknologji./Ekolajmi
BASHKOHUNI NË DISKUTIM