Aktuale
LAJMI I FUNDIT: Shtëpitë “Made in Kosova” pushtojnë tregjet botërore, Qeveria synon revolucion industrial
Shtëpitë e gatshme prej druri “Made in Kosova” po shënojnë një depërtim të fuqishëm në tregjet ndërkombëtare, me eksportet që tashmë shtrihen kryesisht në Evropë dhe Amerikë, duke sinjalizuar një rritje të ndjeshme të industrisë vendore.
Në një takim mes ministres Mimoza Kusari-Lila dhe përfaqësuesve të sektorit të ndërtimit të parafabrikuar, u theksua se kjo industri po përjeton zhvillim të qëndrueshëm dhe potencial të madh ekonomik. Fokusi kryesor i institucioneve mbetet forcimi i prodhimit vendor dhe ulja e deficitit tregtar përmes rritjes së eksportit.
Sipas ministres, zhvillimi i zonave ekonomike të gjelbra është kyç për të ardhmen e industrisë, duke kombinuar prodhimin me mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin. Qeveria synon gjithashtu fuqizimin e kapitalit vendor dhe krijimin e klasterëve industrialë të qëndrueshëm.
Megjithatë, pavarësisht suksesit në tregjet ndërkombëtare, sfidë kryesore për këtë sektor mbetet mungesa e hapësirave për prezantim dhe zhvillim, si demo-parqe apo zona demonstrimi, të cilat do të ndihmonin në zgjerimin edhe më të madh të industrisë.
Ky zhvillim po shihet si një hap i rëndësishëm drejt transformimit ekonomik të Kosovës dhe rritjes së prezencës së saj në tregjet globale.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM