Aktuale
Trump dhe Starmer bisedojnë në telefon, pajtohen që të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Mar 23, 2026
08:40
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe presidenti i ShBA-së Donald Trump folën në telefon dje në mbrëmje.
Telefonata zgjati 20 minuta dhe ishte “konstruktive”, raporton agjencia e lajmeve PA.
Një zëdhënës i Doëning Street tha se të dy diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe, “në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar transportin global”.
“Ata ranë dakord që rihapja e Ngushticës së Hormuzit ishte thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ata “ranë dakord të flasin përsëri së shpejti”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM