Aktuale
Rriten eksportet e industrisë së drurit në Kosovë në fillim të vitit 2026
Eksporti i produkteve të industrisë së drurit nga Kosova ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajve të parë të vitit 2026, duke reflektuar një fillim pozitiv për këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.
Sipas të dhënave të publikuara nga Dogana e Kosovës, vlera e eksportit në muajin janar ka arritur në 9.18 milionë euro, ndërsa në shkurt është rritur në 11.60 milionë euro. Kjo përbën një rritje prej mbi 2 milionë eurosh brenda vetëm një muaji.
Njohës të sektorit vlerësojnë se kjo rritje tregon përmirësim të konkurrueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare, si dhe rritje të kërkesës për produkte të përpunuara të drurit nga Kosova.
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë kompanitë e këtij sektori, me synim zgjerimin e eksporteve dhe rritjen e kontributit në zhvillimin ekonomik të vendit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM