Aktuale
Epopeja e UÇK-së, Osmani: Nga sakrifica sublime te liria, një histori që vazhdon si udhërrëfyes për brezat
Mar 05, 2026
09:54
Në 28-vjetorin e rënies së familjes Jashari, presidentja Vjosa Osmani ka nderuar heroizmin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Sot, 28 vjet më parë, filloi Epopeja e UÇK-së, si ngjarje kthesë në historinë e popullit të Kosovës.
Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e Jasharëve.
Në përballje të pabarabartë, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe i vendosmërisë për çlirim.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM