Aktuale
Bedri Hamza thotë se s’ka pranuar ftesë nga Kurti për takim sot
Mar 04, 2026
14:42
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk ka marrë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për t’u takuar.
Paradite u raportua se Kurti do të takohet sot sërish me Hamzën, por kreu i PDK-së e mohoi këtë, ndërsa po hynte në Kuvend për një mbledhje të grupit parlamentar të kësaj partie, ku do të diskutohet çështja e Presidentit.
“Jo, nuk kam ftesë”, u përgjigj Hamza para gazetarëve.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM