Aktuale
Kryediplomati iranian: Trumpi i trajtonte negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, për “bombardim të tryezës së negociatave nga inati”, në një postim të ri në mediat sociale.
“Kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si një transaksion pasurie të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetet, pritjet jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë”, ka thënë ai.
Rezultati? Bombardim i tryezës së negociatave nga inati”.
Ai ka shtuar se Trumpi “tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e zgjodhën atë”.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë po atë ditë liderin suprem të tij, Ali Khamenei.
Sulmet kanë ndodhur dy ditë pas rundit të tretë të bisedimeve bërthamore që u mbajtën në Gjenevë, të cilat nuk rezultuan me ndonjë marrëveshje.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM