Aktuale
Dy raketa balistike iraniane godasin Katarin, sulmohet baza amerikane në Al Udaid
Mar 04, 2026
11:48
Katari është vënë të mërkurën në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, ka bërë të ditur ministria e tij e Mbrojtjes.
Njëra prej këtyre raketave është kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit, dhe tjetra ka goditur bazën ajrore amerikane në Al Udaid – baza më e madhe amerikane në rajon.
Nuk ka pasur viktima, thotë Katari.
Ndërkohë, SHBA-ja ka bërë të ditur se që nga fillimi i ofensivës ndaj Iranit, bashkë me Izraelin kanë goditur rreth 2,000 objektiva atje.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM