Aktuale
Abidxhiku: Nuk na është propozuar asnjë emër për të kërkuar votat tona
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nëse ka garë atëherë do të shkohet në zgjedhje.
Megjithatë Abidixhiku ka thënë se LDK nuk është për garë, por për ka pasë interesimin për një emër për president konsesnual.
“Kur ka garë e s’ka konsensus, është vështirë të bëhen 80 vota. Gara ka kuptim kur janë 61 vota në dispozicion, por kur duhen 81, duhet konsensus dhe unitet, dhe kjo nuk është arritur. Për garë, është procedurë e parapacaktuar për të dështuar, por nëse vendosin LVV dhe PDK të ketë garë, shkojmë në zgjedhje sepse nuk e dimë se si i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK ka qenë e angazhuar të gjejë president, një emër konsensual, jo zgjatim të qeverisjes. Pra të gjejë një emër konsensual, jo zgjatim të qeverisë, pra të mos jetë vazhdimësi e qeverisë sidomos për një qeveri që ka 51% të votave, presidenti do të duhej të ishte një kundërbalancë. Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje sa po kuptoj dhe tani duhet të presim dy-tri ditët e ardhshme për të kuptuar”, tha ai/eo.
Abidhxiku u shpreh se e sheh të vështirë konsensusin politik.
“Ishte takimi i dytë në vargun e takimeve konsultative që kam zhvilluar me të gjitha partitë politike në Kosovë. Më parë, siç e dini, sot një javë edhe me zotin Kurti, më parë edhe me kryetarin e PDK-së Hamza, dhe me kryetarin e AAK-së Haradinaj. Ishte vazhdimësi pra, e një takimi paraprak por që në thelb reflekton në këtë periudhë të kaluar shtatëditore. Të them të drejtën, e shoh shumë, shumë të vështirë çështjen e konsensusit politik në këtë moment brenda partive politike shqiptare. Nuk ka ndonjë kandidat specifik në këtë fazë që na është prezantuar. Në këtë periudhë, me autorizimet që kam marrë nga Kuvendi i LDK-së, do t’i kthehem grupit parlamentar dhe do t’i raportoj, njoftoj të gjithë ata për zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet që kemi pasur unë si kryetar i LDK-së me tri partitë politike në Republikën e Kosovës. Pra, e shoh të vështirë konsensusin. Nuk ka ndonjë emër që na është prezantuar. Nuk na është kërkuar vota për ndonjë emër specifik. LDK-ja me 15 deputetë as mund të caktojë emër për kandidat në këtë fazë, e besoj as mund të nominojë dot sepse siç e dini duhen 20 nënshkrime për këtë fazë. Le të presim deri më datën 5 mars, ditën e Epopesë së UÇK-së, për të kuptuar se çfarë fati do të ketë institucioni më i lartë i vendit”, tha ai.
Abdixhiku rithekson se e domosdoshme do të ishte të kishte unitet.
“Edhe një herë ritheksojmë se është e domosdoshme, do të duhej të ishte e domosdoshme të kishim unitet, të kishim një emër që përfaqëson unitetin popullor që të mos jetë zgjatim i qeverisë. Por në këtë fazë duket se konsensusi politik brenda partive politike është i pamundur. Natyrisht kur s’ka konsensus do të ketë garë, por garën LDK-ja nuk e preferon si të tillë sepse rezultati dihet. Kur ka garë e s’ka konsensus është vështirë të bëhen 80 vota. Pra gara ka kuptim, gara ka kuptim kur janë 61 vota në dispozicion, por kur duhen 80 duhet konsensus në thelb. Këtë s’e kemi arritur”, theksoi ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM