Aktuale
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme – vjen paralajmërimi për rritjen e çmimeve të derivateve në Kosovë
Mar 02, 2026
11:43
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka nisur të japë efektet e para në tregun e naftës, gjë që pritet të reflektohet edhe në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka njoftuar se pasiguria në prodhim dhe transport po i shtyn çmimet globale lart.
Sipas tij, vëmendja kryesore është te Ngushtica e Hormuzit, pasi çdo bllokadë apo problem në atë rrugë strategjike përkthehet menjëherë në kosto më të larta për konsumatorët.
Berjani ka potencuar se tensionet gjeopolitike janë faktori kryesor që po dikton pasigurinë në furnizimin global.
“Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët”, ka shkruar ai.
Sa i përket çmimeve aktuale në vendin tonë, nafta (Diesel) po tregtohet nga 1.18 deri në 1.25 euro, ndërsa benzina kushton nga 1.17 deri në 1.24 euro.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM