Aktuale
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një periudhe të shkurtër kohore, në burgun e Dubravës është gjetur dhe sekuestruar drogë, e llojit marihuanë.
Më 12 shkurt, gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 gramë marihuanë, ndërsa më 23 shkurt gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë drogë.
“Raportohet se gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
“Raportohet se gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM