Aktuale
Konjufca takohet me Sørensen: Kosova synon dialog më efektiv me Serbinë
Feb 23, 2026
12:40
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, priti Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Konjufca informoi se dialogu tani do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm, duke synuar përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe integrimin evropian.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM