Aktuale
3 euro për 24 orë qëndrimi pranë pacientit në QKUK, paguajnë edhe pensionistët!
Feb 23, 2026
11:28
Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi.
Pagesa bëhet edhe në rastet kur prania e familjarit është e domosdoshme për përkujdesje ndaj pacientit, sidomos për të moshuarit apo ata me gjendje më të rënduar shëndetësore.
Për shumë familje, kjo kosto e përditshme përbën barrë shtesë financiare, veçanërisht kur trajtimi zgjat disa ditë apo javë.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM