Aktuale
Zelensky: Rusia dëshiron t’i imponojë botës një mënyrë të ndryshme jetese
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi këtë fundjavë në selinë e qeverisë në Kiev se Ukraina do ta përfundojë luftën me fitore, duke refuzuar çdo mundësi humbjeje.
Në një intervistë për BBC, ai shprehu një qëndrim të fortë kundër çdo marrëveshjeje armëpushimi që mund të kërkohej nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është duke u tërhequr nga territoret strategjike që Rusia ende nuk ka mundur t’i kapë, edhe pas humbjeve të mëdha ushtarake.
Zelensky e cilësoi veprimin e Putinit si fillimin e Luftës së Tretë Botërore dhe shtoi se e vetmja mënyrë për të detyruar Rusinë të tërhiqet është përmes presionit të fortë ushtarak dhe ekonomik.
“Unë besoj se Putini e ka filluar tashmë. Pyetja është se sa territor do të jetë në gjendje të kapë dhe si ta ndalojë atë… Rusia dëshiron t’i imponojë botës një mënyrë të ndryshme jetese dhe të ndryshojë jetën që njerëzit kanë zgjedhur për veten e tyre”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM