Aktuale
Vdes ish-ushtarja e UÇK-së
Feb 20, 2026
14:09
Ka vdekur, Sanije Musa, ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 141.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Do të kujtohet gjithmonë si një luftëtare e lirisë dhe një grua me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gucati.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM