Aktuale
Nagavci: VV mbështet buxhetin 2026 dhe amendamentet për Prishtinën e Shtimen
Feb 20, 2026
11:54
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Arbërie Nagavci, deklaroi në seancën plenare ku po shqyrtohet Projektligji për Buxhetin 2026 se subjekti që ajo përfaqëson e mbështet këtë projektligj në lexim të dytë, sipas propozimit të Qeverisë.
Ajo tha se grupi parlamentar mbështet edhe amendamentet e dakorduara me Ministria e Financave, të cilat, sipas saj, adresojnë çështje që lidhen me buxhetin e Prishtina dhe shtesa të tjera buxhetore.
“Grupi parlamentar i LVV mbështet projektligjin për buxhetin 2026 për lexim të dytë sipas propozimit të Qeverisë. Mbështesim edhe amendamentet në dakordim me Ministrinë e Financave, të cilat adresojnë buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe shtesa të tjera”, tha Nagavci.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM