Aktuale
Nis seanca e Kuvendit, në rend dite miratimi i Buxhetit 2026
Feb 20, 2026
11:48
Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Projektligji, i cili konsiderohet si buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë në vend, ka kaluar më parë shqyrtimin në të gjitha komisionet parlamentare.
Ndërkohë, opozita ka shprehur kundërshtime, me PDK-në që ka paralajmëruar se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2026.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM