Aktuale
“Dënimi është paracaktuar”, Uka: Gjykata Speciale ka target UÇK-në
Feb 19, 2026
11:22
Opinionistja Elena Uka ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të jetë target dhe është e paracaktuar që ish krerët e UÇK-së të dënohen.
Uka foli për këtë çështje në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke thënë po ashtu se është e rëndësishme të punohet më shumë me vendet aleate, sidomos me SHBA-në, për t’u njoftuar mbi procesin aty.
“Me fillim e kemi kuptuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si ushtri guerile, është target dhe është e paracaktuar që ata të dënohen, por ne duhet të punojmë më shumë që të flasim me vendet tona aleate, sidomos Amerikën, që të njoftohemi se si ka shkuar procesi atje”, tha ajo.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM