Futboll
Ardon Jashari: Keq që s’fituam, por ka ende lojë…!
Feb 19, 2026
10:37
Ardon Jashari ka folur për mediat italiane pas barazimit 1:1 ndaj Comos në Serie A.
Mefushori shqiptar që bëri një asist mbrëmë, tha se ndihet keq që skuadra e tij nuk fitoi.
“Jam dakord me Rafën. Ishte një ndeshje e vështirë, por luajtëm më mirë se në ndeshjen e parë. Ishim të rrezikshëm me topat pas mbrojtjes së tyre. Është për të ardhur keq që nuk fituam, por ndeshja tjetër është afër”, u shpreh Jashari
Skuadra e Milanit me këtë barazim shkon në kuotën e 54 pikëve, shtatë më pak se lideri, Inter (61).
BASHKOHUNI NË DISKUTIM