Aktuale
Zyrtare: Kosova do të jetë pa Amir Rrahmanin ndaj Sllovakisë
Feb 18, 2026
10:49
Amir Rrahmani do të humbas ndeshjet vendimtare të Kosovës gjatë muajit mars, për kualifikim në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Rrahmani do të jetë jashtë fushave për disa muaj.
Skuadra e Napoli ka konfirmuar se ai ka kryer testet mjekësore në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një lezion të gradës së lartë në biceps femoris në kofshën e majtë.
Rrahmani kështu ka një dëmtim të shkallës së lartë në kofshën e majtë dhe nuk do të luaj disa muaj.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM