Aktuale
Marco Rubio uron Kosovën në 18 vjetorin e Pavarësisë, rithekson mbështetjen për sovranitet e integritet të vendit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Republikën e Kosovës me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë, duke ritheksuar mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Në mesazhin e tij, Rubio theksoi edhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim lidershipin e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes”, ka shkruar Rubio.
Rubio më tej shtoi se pret bashkëpunim edhe më të fortë viteve në vijim.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Kosovës derisa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe prosperuese”.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17.02.2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Deklaratën e Pavarësisë e lexoi Hashim Thaçi, kryeministri i atëhershëm i Kosovës. Shpallja e Pavarësisë u bë në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku morën pjesë 109 deputetë nga gjithsej 120 të Kuvendit të Kosovës, një shumicë e fuqishme që përfaqësoi dëshirën e popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi.
Ky moment historik shënoi një pikë kthese të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, pas dekadash të luftës dhe represionit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM