Aktuale
Shpërthen gypi i ujit në sallën e operimeve në Oftalmologji, anulohen intervenimet për sot
Jan 23, 2026
10:34
Në klinikën e Oftalmologjisë së QKUK-së, raportohet se ka shpërthyer një gyp i ujit në sallën e operimeve.
Avaria raportohet të ketë ndodhur në katin e katërt të kësaj klinike.
Siç mëson Klan Kosova, dyshemeje e sallës është mbushur me ujë dhe për pasojë janë anuluar të gjitha operimet e caktuara për sot.
Ndërkaq, lajmin për shpërthimin e gypit të ujit e ka konfirmuar edhe vetë klinika për Klan Kosova.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM