Aktuale
Erion Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidencën dhe prokurorin që e hetoi
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.
Sipas padisë emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.
Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfund Kodit të Procedurave Administrative, pasi: (i) akti është nxjerrë në kundërshtim flagrant me normat urdhëruese të ligjit; (ii) personi i emëruar nuk plotësonte kushtet e përgjithshme dhe të posaçme ligjore; dhe (iii) organi publik ka ushtruar kompetencën e tij për emërim në shkelje të kushteve procedurale të vlefshmërisë së aktit, duke e bërë dekretin juridikisht të paefektshëm dhe nul abinitio”, thuhet në kërkesë padi.
Në padinë e Veliajt thuhet ndër të tjera se duke analizuar dekretet e Presidentit për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, Gjykata ka vlerësuar se këto akte, megjithëse nxirren nga një organ kushtetues, kanë karakter individual-administrativ, pasi lidhen me ushtrimin e kompetencës ekzekutive në raportet e shërbimit publik dhe mund të prekin të drejta juridiko-civile.
Për këtë arsye, Gjykata ka përfunduar se dekretet e tilla “duhet të jenë objekt i ankimit dhe i shqyrtimit gjyqësor” në kuptim të ligjit procedural administrativ.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM