Aktuale
Vuçiq takon ‘’shkurtimisht’’ Rubion në Davos, thotë se shkëmbyen mendimet për zhvillimet globale
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar në Davos me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio.
Vuçiq ka thënë se takimi me Rubion ka qenë ‘’i përzemërt’’ dhe se, me të ai ka shkëmbyer mendime për zhvillimet aktuale të politikës globale.
Postimi:
Një takim i përzemërt dhe i shkurtër me sekretarin Rubio, me të cilin shkëmbeva mendime mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale të politikës globale, si edhe mbi temat e këtij viti të #WEF26.
Theksova qëndrimet e Serbisë mbi çështjet kryesore gjeopolitike dhe shpreha bindjen se marrëdhëniet mes vendit tonë dhe SHBA do të vazhdojnë të forcohen në fushat me interes të ndërsjellë, pasi Serbia, ndonëse një vend i vogël, gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm në një kontekst kompleks ndërkombëtar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM