Aktuale
Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm
Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme dhe është kthyer në operim në orët e hershme të mëngjesit.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme. Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.”
Me rifillimin e operimit të A3, KEK ka rikthyer funksionimin me gjithsej pesë njësi gjeneruese aktive.
“Me rifillimin e operimit të A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftësinë profesionale të ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme në kohë optimale.”, thuhet në njoftim.
KEK vlerëson se ky zhvillim garanton vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik në vend.
Në fund, korporata ka falënderuar stafin për angazhimin dhe reagimin profesional.
“KEK sh.a. falënderon stafin teknik dhe punonjësit për reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm, të cilat sigurojnë funksionimin e besueshëm të sistemit dhe prodhimin e sigurt me energji elektrike për qytetarët. Korporata mbetet e përkushtuar ndaj prodhimit të vazhdueshëm të energjisë, stabilitetit të sistemit dhe besueshmërisë së plotë të rrjetit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM