Aktuale
Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se nga 1 deri më 14 janar kanë zbatuar planin operativ “Sezoni dimëror”, dhe gjatë dy javëve janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
“Përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, nga statistikat e grumbulluara, sfidë mbetet një numër i madh i automjeteve të paregjistruara, gjithsej 353, gjë kjo që paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik.”
Policia bën apel te shoferët që të respektojnë rregullat në trafik.
“Duke apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’u përmbahen rregullave dhe shenjave të trafikut, ju njoftojmë se Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor-Prishtinë do të vazhdoj aktivitetet policore për mbarëvajtje dhe siguri në rrugë.”
BASHKOHUNI NË DISKUTIM