Aktuale
Merret vendimi: Sot seancë gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt
Oct 27, 2026
10:59
Sot, në orën 14:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, në Pejë.
Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetares së Klan Kosova, Blerta Ahmeti, ku gjatë seancës do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me mjet të fortë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj të dielën në Vitomiricë të Pejës.
I njëjti, sipas informacioneve të deritanishme ende nuk është lokalizuar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM