Aktuale
MINTI hap thirrjen për grante prej 1 milion eurosh për gratë ndërmarrëse në inovacion
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka hapur thirrjen për aplikim në skemën e granteve për mbështetjen e grave ndërmarrëse në inovacion, me një buxhet prej 1 milion eurosh.
Sipas njoftimit të KIESA-s, kjo skemë synon fuqizimin e grave ndërmarrëse dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe ekonomisë së bazuar në dije.
Përmes kësaj thirrjeje synohet të mbështeten projekte inovative që kontribuojnë në zhvillimin e produkteve, shërbimeve apo proceseve të reja ose dukshëm të përmirësuara, përcjell Buletini Ekonomik.
Mbështetja përfshin iniciativa që përdorin zgjidhje inovative, teknologji të reja, si dhe praktika të transformimit digjital dhe të gjelbër.
Thirrja për aplikim është e hapur nga 23 tetori deri më 13 nëntor 2026.
Aplikimet duhet të dërgohen vetëm përmes emailit në adresën: **Aplikimi.gni@rks-gov.net**.
Informacionet e detajuara për kriteret e aplikimit, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm mund të gjenden në faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s: minti.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM