Aktuale
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1,200 euro
Oct 23, 2026
15:00
Dogana e Kosovës ka zbuluar 20 copë ngrohëse të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit të Doganës, automjeti është përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut. Pasi udhëtari nuk ka deklaruar mallra, automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit për verifikim më të detajuar.
Gjatë kontrollit janë gjetur 20 copë ngrohëse, me vlerë të përafërt prej 1,200 eurosh, pa përfshirë taksat doganore.
Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave administrative dhe legjislacionit në fuqi.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM