Aktuale
KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate
Oct 23, 2026
12:09
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC “Kosova B” do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.
Sipas njoftimit për media, ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit.
Më tutje thuhet se ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar rregullimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM