Aktuale
Protesta në Tiranë: Protestuesit hedhin gurë, policia kërkon largimin e fëmijëve nga rruga
Oct 22, 2026
20:24
Protestuesit janë vendosur aktualisht para Kryeministrisë, ku kanë hedhur kapsollë dhe gurë në drejtim të policisë në ditën e dhjetë të protestave të dhunshme në Tiranë.
Ndërkohë efektivët u janë kundërpërgjigjur me ujë dhe përmes megafonit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve.
“Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë, raporton tch.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM