Aktuale
Gjini mbledh sot strukturat e Aleancës, shpalos platformën politike
Oct 17, 2026
09:27
Aleanca do të mbajë sot një takim të gjerë me strukturat e saj, ku kryetari Ardian Gjini do të shpalosë platformën politike të partisë dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës.
Takimi, siç është thënë në njoftim, do të mbahet nga ora 16:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve të Aleancës për një fazë të re të mobilizimit politik dhe fuqizimit të strukturave të saj në të gjitha nivelet organizative.
Takimi pritet të shërbejë si pikënisje për intensifikimin e aktivitetit politik, koordinimin e strukturave dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të Aleancës në raport me zhvillimet politike në vend”, thuhet mes tjerash në njoftim.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM