Aktuale
Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, s’kishte masa sigurie
Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një shtëpi private në komunën e Prizrenit, ka konstatuar se kishte parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të mangësive të evidentuara gjatë kontrollit.
Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka ritheksuar përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
Kjo, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të kushteve të sigurta për punëtorët.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM