Aktuale
“Tetori rozë”, Haxhiu dhe Vitia shpërndajnë pako onkologjike
Oct 02, 2026
12:21
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të marrin pjesë në aktivitetin për shpërndarjen e pakove onkologjike.
Aktiviteti do të zhvillohet në orën 11:30, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, “Tetori rozë”.
Përmes këtij aktiviteti synohet të përcillet mesazhi për rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe kujdesit shëndetësor për gratë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM