Aktuale
Policia austriake me apel për tifozët e Kosovës para ndeshjes së nesërme
Sep 26, 2026
11:20
Kosova jonë nesër zhvillon ndeshjen e dytë në ligën B të “Nations League”.
“Dardanët”, do të udhëtojnë drejt Vjenës ku do të përballen me Austrinë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit.
Policia e Vjenës ka vendosur masa të shtuara sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë, që zhvillohet të dielën në “Ernst-Happel”.
Personat që nuk respektojnë ndalimin e hyrjes në zonën e sigurisë mund të gjobiten deri në 1,000 euro.
Në rast përsëritjeje, gjoba mund të arrijë deri në 4,600 euro, ose mund të shqiptohet deri në katër javë burgim zëvendësues, ku ndërkohë, tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të detyrueshme në hyrje të stadiumit.
Ndeshja Austri-Kosovë do të zhvillohet në “Ernst-Happel”, nesër në orën 18:00.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM