Aktuale
Kusari-Lila: MINTI po punon për përmbushjen e objektivave të Planit të Rritjes, kërkohet funksionalitet i plotë institucional
Sep 25, 2026
20:51
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian – Komitetit Drejtues për Instrumentin e Planit të Rritjes.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se në MINTI po punohet intensivisht në përgatitjen e projektligjeve dhe akteve nënligjore që lidhen me objektivat e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes.
Ajo ka theksuar se një nga sfidat kryesore mbetet funksionaliteti i plotë i institucioneve dhe mbarëvajtja e punës së Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij procesi për vendin.
Sipas saj, Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe një rrugë të qëndrueshme drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM