Aktuale
Mitrovica miraton buxhetin prej 34 milionë euro për vitin 2027
Sep 25, 2026
13:29
Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar Buxhetin Komunal për vitin 2027, në vlerë prej 34 milionë e 45 mijë e 130 euro.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë me dije se ky buxhet, së bashku me projektet dhe mbështetjen e Qeverisë, pritet të jetë buxheti më i lartë në historinë e komunës.
Sipas Pecit, mjetet e planifikuara do të orientohen në projekte të reja, investime dhe shërbime për qytetarët.
“Miratohet Buxheti Komunal për vitin 2027 në vlerë prej 34,045,130 euro për Mitrovicën. Bashkë me projektet dhe mbështetjen e Qeverisë, do të jetë buxheti më i larti në histori të Mitrovicës. Për projekte të reja, investime dhe shërbime për qytetarët tanë”, ka shkruar Peci.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM