Aktuale
Policia e Kosovës hap tender për pajisje të gjuajtjes me armë zjarri
Sep 20, 2026
09:50
Policia e Kosovës ka hapur një tender në vlerë të parashikuar prej 33 mijë e 500 euro, për furnizim me pajisje të gjuajtjes me armë zjarri.
Sipas njoftimit të publikuar për kontratë, bëhet fjalë për një ritenderim, ndërsa pajisjet do të destinohen për Bazën e Logjistikës së Policisë së Kosovës.
Kontrata është paraparë si marrëveshje kornizë me një operator ekonomik dhe do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa kriteri për përzgjedhjen e fituesit do të jetë çmimi më i ulët.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar më 8 tetor, në ora 14:00, përmes platformës së e-Prokurimit.
Operatorët ekonomikë që aplikojnë do të duhet të dorëzojnë edhe një siguri të tenderit prej 1,000 euro, me vlefshmëri 90 ditë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM