Aktuale
Protesta në Prishtinë mund të shkaktojë vonesa në transportin publik
Protesta që do të zhvillohet sot në kundërshtim të vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të shkaktojë pengesa të përkohshme në qarkullim, duke ndikuar edhe në funksionimin e transportit publik.
Drejtoria e Mobilitetit në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të masave të përkohshme të ndërmarra për menaxhimin e qarkullimit, linjat e autobusëve që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos qarkullojnë sipas orarit të rregullt.
Si pasojë, udhëtarët mund të përballen me vonesa dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.Komuna e Prishtinës ndër të tjera ka bërë të ditur se ekipet e Drejtorisë së Mobilitetit po e përcjellin nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e trafikut e mundësojnë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM