Aktuale
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Irlandë, rriten çmimet në krahasim me herët e tjera
Sep 17, 2026
20:10
Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës, e cila do të zhvillohet më 24 shtator 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Takim i përket xhiros së parë të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të nisë në orën 20:45, ndërsa tifozët mund t’i blejnë biletat online përmes platformës së shitjes.
Për dallim nga herat tjera kësaj radhe çmimet e bilateve kanë pasur një rritje.
Në sekoret veri dhe jug një biletë kushton 20 euro, derisa çmimi i mëparshëm në takimet tjera ka qenë 10 euro.
Në pjesën lindore çmimi do të jetë 30 euro, kurse në perëndim 50 euro.
Nëse një person dëshiroj ta shikojë ndeshjen nga ulëset VIP i duhet të paguaj 150 euro për një biletë.
Biletat mund t’i blini në linkun e mëposhtëm:
BASHKOHUNI NË DISKUTIM