Aktuale
LAJMI I FUNDIT: Nisin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Sep 16, 2026
18:39
Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, në të cilën pritet të kërkohet votimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Sipas raportimit të Indeksonline, hapa konkretë në këtë drejtim kanë ndërmarrë deputetë të partive opozitare, të cilët kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës në procedurë të përshpejtuar.
Kërkesë për shpërbërjen e Gjykatës Speciale ka bërë edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell.
“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM