Aktuale
Rama shpalos projektin e transformimit të “Tulltores” – hotel, restorante dhe hapësira teknologjike
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar votat e asamblistëve të Kuvendit Komunal për miratimin e dhënies në shfrytëzim në zonës së njohur si “Tulltorja” në Prishtinë.
Sipas tij, komuna do të përfitojë nga një milion euro në vit pas përfundimit të projektit.
“Tulltoren, nga hapësirë e mbuluar me bërllog, e pazhvilluar, e pasigurt dhe pa funksion për qytetin, po e kthejmë në Qendër për Zhvillimin e Artit, Kulturës dhe Teknologjisë, një prej projekteve të prezantuara në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina, Kosovo dhe ekspertizën e KUSA. Në aspektin arkitektonik ka marrë vendin e parë në Evropë për arkitekturë të qëndrueshme dhe mjedisore. D.m.th., po flasim për krejt një tjetër nivel të vizionit. Kështu e shohim ne Prishtinën.
Dhe dua ta një shumë të qartë, per ata qe po dezinformojnë!
KJO TOKË NUK FALET!
Toka mbetet pronë e Kryeqytetit. Jepet në shfrytëzim për me u zhvillu dhe, për këtë shfrytëzim, Kryeqyteti përfiton 1 milion euro çdo vit.
50 vjet, mbi 50 milionë euro për Kryeqytetin.
Dhe pas përfundimit të periudhës së shfrytëzimit, jo vetëm toka, por edhe aseti i ndërtuar në të i mbetet Kryeqytetit.Prandaj, mos e dezinformoni qytetarin duke i thënë se po falet toka. Nuk po falet asnjë metër pronë komunale.
Po e marrim një pronë që sot nuk i sjell kryeqytetit veç probleme, po e vendosim në funksion të zhvillimit dhe po krijojmë një aset që i sjell Kryeqytetit të hyra, vende pune, zhvillim dhe, në fund, i mbetet vetë kryeqytetit.
Projekti parasheh edhe parking nëntokësor, duke krijuar qasje më të lehtë drejt qendrës dhe duke ndihmuar mobilitetin në qytet.
Është absurd që “Arbëria”, “Tophanja” dhe “Kodra e Trimave”, disa prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës, të mbesin në këtë gjendje, pa qasje, pa siguri, ndërkohë që qyteti vazhdon të zgjerohet drejt Lipjanit e Graçanicës dhe, bashkë me këtë zgjerim, po i shtyjmë edhe bizneset e kryeqytetit drejt komunave tjera.
Ne duhet me e zhvillu Prishtinën brenda Prishtinës.
Po vendosim a do ta lëmë një pronë publike të pazhvilluar, të pasigurt, vend të problemeve, apo do ta kthejmë në zhvillim, të hyra, vende pune dhe aset për kryeqytetin, tash dhe për gjeneratat e ardhshme.
Po flasim për interesin e kryeqytetit dhe të Kosovës”, shkruan Rama në njoftim.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM