Aktuale
Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Erblin Osmani e merr pasaportën e Kosovës, do të luajë për “Dardanët”
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur një lajm të madh për futbollin kosovar.
Përmes një postimi, Ajeti njoftoi se sot ia ka dorëzuar pasaportën e Republikës së Kosovës talentit të Bayern Munich, Erblin Osmani, duke konfirmuar se ai do të luajë për Kosovën.
“Është nder i veçantë që sot ia dorëzova pasaportën e Republikës së Kosovës talentit tonë të Bayern München, Erblin Osmanit dhe gjithashtu të ndaj lajmin e madh për futbollin kosovar: Erblini do të luajë për Kosovën!”, ka shkruar Ajeti.
Ai ka shprehur kënaqësinë për vendimin e Osmanit dhe ka thënë se mezi pret ta shohë talentin e Bayern Munich me fanellën e Dardanëve.
“Mezi presim ta shohim talentin tonë me fanellën e Dardanëve dhe ta përfaqësojë Kosovën me krenari”, ka shkruar ambasadori Ajeti.
Në postimin e tij, Ajeti ka falënderuar edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe FFK-në për angazhimin dhe përkushtimin.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër se talentet tanë po zgjedhin Kosovën dhe se e ardhmja e futbollit tonë është e ndritur!”, ka përfunduar ambasadori i Kosovës në Gjermani.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM