Aktuale
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane bashkon bizneset në Kehl më 2 tetor
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizon më 2 tetor 2026, në Stadthalle Kehl, një takim biznesi dhe partneriteti, me synimin për të forcuar bashkëpunimin, zgjeruar rrjetet e biznesit dhe krijuar kontakte të reja profesionale.
Takimi do të ofrojë mundësi për përfaqësues të bizneseve dhe profesionistë të fushave të ndryshme që të shkëmbejnë kontakte, të diskutojnë mundësi bashkëpunimi dhe të krijojnë partneritete të reja biznesore.
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij aktiviteti dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar rrjetin e tyre profesional dhe për të eksploruar mundësi të reja në treg.
📅 Data: 2 tetor 2026
📍 Lokacioni: Stadthalle Kehl
📩 Regjistrimi: info@union-business.de
BASHKOHUNI NË DISKUTIM