Aktuale
Oda Sllovene më 9 shtator organizon në Prishtinë prezantimin “Siguria Financiare dhe Investimi në metalet e çmuara”, në fokus investimet në ar dhe argjend
Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë, në bashkëpunim me Flori Diamonds, Elementum nga Sllovenia dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizon më 9 shtator 2026, nga ora 13:00, një aktivitet profesional në Prishtinë, me fokus sigurinë financiare dhe investimet në metale të çmuara. Aktiviteti, i mbështetur nga SPIRIT Slovenia, do të mbahet në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, nga ora 13:00.
Takimi vjen si vazhdimësi e webinarit të organizuar katër muaj më parë, ndërsa synon të thellojë diskutimin dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e investimeve, përmes ekspertizës profesionale, diskutimit të hapur dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Sllovenisë.
Në fokus të aktivitetit do të jenë investimet në ar dhe argjend, diversifikimi i aseteve, menaxhimi afatgjatë i kapitalit dhe ruajtja e vlerës së pasurisë. Ekspertizën e saj do ta prezantojë kompania sllovene ELEMENTUM, e cila ka më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e metaleve të çmuara për investim.
Në aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit slloven dhe kosovar. Krahas prezantimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi për netëorking dhe takime B2B, me qëllim zgjerimin e kontakteve dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim.
Një rezultat konkret i aktiviteteve të Odës për ndërlidhjen e bizneseve të të dyja vendeve është edhe fillimi i bashkëpunimit ndërmjet kompanisë kosovare Flori Diamants dhe kompanisë sllovene ELEMENTUM.
Ky bashkëpunim dëshmon se shkëmbimi i përvojave, ekspertizës dhe kontakteve ndërmjet komuniteteve të biznesit mund të shndërrohet në partneritete konkrete dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të bizneseve që t’i bashkohen aktivitetit, duke e konsideruar atë një mundësi për shkëmbim përvojash, krijim kontaktesh të reja dhe zhvillim të partneriteteve të biznesit. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM