Aktuale
EvroLiving sjell hapësira moderne dhe unike për bizneset në Prishtinë
evroLiving është një koncept i ri dhe unik në fushën e pasurive të paluajtshme, që po sjell në Prishtinë hapësira moderne, funksionale dhe fleksibile për biznese, kompani dhe aktivitete të ndryshme komerciale.
Me projekte në dy lokacione strategjike të Prishtinës – Pejton dhe lagjen Prishtina e Re – evroLiving ofron mundësi për biznese të madhësive dhe profileve të ndryshme, duke kombinuar lokacionin, infrastrukturën moderne dhe fleksibilitetin në përshtatjen e hapësirave sipas nevojave të bizneseve.
Në total, bëhet fjalë për rreth 77,500 metra katrorë hapësira, të shpërndara në dy prej zonave me potencial të madh për zhvillim të aktiviteteve biznesore në kryeqytet.
Lagjja Pejton – 7,500 metra katrorë për biznese

Një pjesë e ofertës së evroLiving është e përqendruar në Pejton, përballë sheshit Bill Clinton, në një nga ndërtesat më të larta dhe unike të Prishtinës.
Në këtë lokacion janë në dispozicion rreth 7,500 metra katrorë hapësira, të dedikuara për zyra, ambiente biznesi dhe koncepte gastronomike.
Ndër hapësirat e ofruara janë zyrat premium me sipërfaqe prej rreth 545–550 metra katrorë, ndërsa ofrohen edhe hapësira më të mëdha prej 1,100 metra katrorë.
Përveç zyrave, evroLiving ofron edhe hapësira për gastronomi. Një prej tyre ka 420 metra katrorë, prej të cilave 200 metra katrorë hapësirë të brendshme dhe 220 metra katrorë tarracë, duke krijuar mundësi për restorante apo koncepte të tjera gastronomike.
Hapësirat janë të konceptuara për t’iu përshtatur kërkesave të qiramarrësve dhe përfshijnë ashensorë, parking, ndriçim natyral, sisteme të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit me pompë termike, si dhe ambiente të përshtatshme për përdorim profesional.
Prishtina e Re – 70 mijë metra katrorë hapësira

Pjesë e vizionit të evroLiving është edhe zhvillimi i rreth 70 mijë metrave katrorë hapësira në lagjen Prishtina e Re, një zonë me potencial të madh për zhvillim urban dhe ekonomik.
Ky projekt synon të krijojë mundësi të reja për biznese, kompani, shërbime dhe aktivitete të ndryshme komerciale, duke ofruar hapësira të përshtatshme për zhvillimin dhe zgjerimin e bizneseve.
Me këtë projekt, evroLiving synon të kontribuojë në krijimin e një zone të re biznesore dhe komerciale, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për hapësira moderne në Prishtinë.
Një tjetër element që veçon modelin e evroLiving është se kompania vepron si zhvilluese dhe pronare e pronave, duke ofruar marrëveshje direkte me qiramarrësit, pa ndërmjetësim dhe me fleksibilitet në kushtet e qirasë.
Me këtë koncept, evroLiving po krijon një standard të ri për hapësirat e biznesit në Prishtinë, duke kombinuar lokacionet strategjike, fleksibilitetin e hapësirave dhe infrastrukturën moderne për kompani që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM