Aktuale
Ministri francez viziton KFOR-in në Kosovë: Shembull i mbështetjes evropiane për stabilitet
Ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad, ka zhvilluar një vizitë në selinë e KFOR-it gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ku ka shprehur mbështetjen për trupat franceze të angazhuara në misionin paqeruajtës.
Përmes një postimi në platformën X, Haddad ka falënderuar ushtarët francezë të vendosur në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e misionit shumëkombësh të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
“Kjo forcë e armatosur shumëkombëshe është shembull i mbështetjes evropiane për stabilitetin rajonal”, ka deklaruar ministri francez.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Haddad ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të partive politike, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike dhe çështjet që lidhen me stabilitetin dhe bashkëpunimin evropian në rajon.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM