Aktuale
Trump: Ka gjasa të arrihet marrëveshje me Iranin, negociatat po ecin pozitivisht
Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ekziston një mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, duke bërë të ditur se po zhvillohen “negociata shumë miqësore” mes palëve.
Duke folur para gazetarëve në bordin e Air Force One, Trump u shpreh optimist se lufta mund të marrë fund së shpejti, por paralajmëroi se ShBA-ja do t’i rikthehet operacioneve ushtarake nëse bisedimet dështojnë.
Nga ana tjetër, Teherani ka mohuar se po zhvillon negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin.
Sipas Trumpit, vendimi për të pezulluar sulmet amerikane ndaj Iranit u mor pasi vendet ndërmjetësuese kërkuan t’u jepej edhe një mundësi bisedimeve.
Edhe Irani ka ndalur sulmet për të tretën ditë radhazi, duke rritur shpresat për uljen e tensioneve.
Ndërkohë, presidenti amerikan hodhi poshtë raportimet se ShBA-ja po përballet me mungesë municionesh, duke theksuar se ushtria amerikane ka rezerva të mjaftueshme dhe se prodhimi i sistemeve të mbrojtjes, përfshirë raketat Patriot, po vazhdon me ritme të larta.
Pauza në luftime ka ndikuar edhe në tregjet globale, ku çmimi i naftës shënoi rënie me mbi 9 për qind, mes pritjeve se konflikti mund të deeskalohet.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM